Jo vetëm gol i shënuar në La Liga, Keidi Bare shpallet më i miri i Espanjolit ndaj Vilareal

Një tjetër lojtar kuqezi është përgjigjur në apel! Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili sot ka realizuar golin e tij të parë në një nga kampionatet më të forta në botë siç është La Liga spanjolle.

Futbollisti shqiptar që aktivizohet në radhët e Espanjolit ka shënuar golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën e tij, në humbjen ndaj Vijarealit në transfertë. Ndërsa ekipi i djaloshit shqiptar po mundej me shifrat 4-0, Bare arriti të gjente rrugën e rrjetës. Fillimisht topi goditi traversën, ndërsa lojtari kuqezi u gjet në zonën kundërshtare në kohën e duhur, duke gjuajtur fort me të djathtën e tij një top që përfundoi fiks në rrjetë.

Keidi Bare u vlerësua me notën 7.2 nga SofaScore, duke qenë kështu edhe lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë, që edhe pse përfundoi jo mirë për skuadrën e Bares, për këtë të fundit do të mbahet mend si ndeshja kur shënoi golin e parë në radhët e Espanjolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online