Tifozët e Interit u derdhën në shesh për festën e titullit, nuk mungon as flamuri i Shqipërisë

Fitimi i titullit kampion pas 11 vitesh pritje, nuk mund të kalonte pa u festuar në mënyrë të çmendur nga ultrasit e Interit. Pavarësisht masave të rrepta të Covid-19, mijëra mbështetës të zikaltërve u dyndën në rrugët e Milanos dhe në sheshin “Duomo”. Midis turmës ku ishin të valëvitur qindra flamuj të Interit, u dallua dhe një flamur shqiptar.

Ky lajm bëri mjaft bujë në mediat shqiptare duke treguar dhe njëherë numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj. Flamurin kuqezi e shohim zakonisht në stadiumet italiane, por valëvitja e tij gjatë festimit të titullit kampion na bën akoma më krenar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online