Luhen sfidat që diskutojnë titullin kampion, ja ndeshjet e sotme të Superiores

Ditën e sotme do të luhen tre sfidat e mbetura të javës së 31-të të Superligës. Në orën 15:00 do të luhet ndeshja Laçi-Kukësi, ku skuadra laçiane do të kërkojë me patjetër fitoren në mënyrë që të vazhdojë ëndrrën e fitimit të Superligës. Nga ana tjetër, Kukësi ka humbur çdo objektiv dhe mezi pret fillimin e sezonit të ri.

Në orën 18:00 do të luhet Partizani-Apolonia si dhe Vllaznia-Teuta. Pikërisht kjo e fundit është dhe sfida më pikante e kësa jave, ku luhet për vendin e parë në kampionat. Një fitore e Teutës, do të eleminonte Vllazninë si pretendente, pasi diferenca do të shkonte në pikë. Barazimi ose fitorja e Vllazniës do të mbajë të hapur sfidën për trofeun më të rëndësishëm kombëtar.

Partizani është i destinuar të fitojë ndaj Apolonisë, përndryshe gjithçka do të bëhet e vështirë për djemtë e Ilir Dajës. Një barazim në takimin Teuta-Vllaznia, do t’i jepte vendin e parë të kuqve, sigurisht nëse grumbullojnë tre pikët e rëndësishme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online