Gazetarët holandez kanë mbërritur në Shqipëri për të ofruar panoramën e plotë para ardhjes së Feynord për finalen e Conference League ndaj Romës. Një intervistë me Artur Lekbellon ishte programuar në ditën e sotme në sheshin e Tiranës.
Ndërkohë, nuk munguan edhe disa tifozë holandez që kanë përfituar nga momenti për t’u përqafuar dhe shkrepur foto me Lekbellon. Për ta, ish-portieri shqiptar është një ikonë e vërtetë pas asaj ndeshje me Partizanin që është rrënjosur në kujtesën e tifozëve të Feynord. /Sport Ekspres/