Eros Grezda ka pasur një gjysmësezoni me shumë ulje-ngritje në Skoci, pasi me skuadrën e Rejnxhërsit nuk është se ka shkëlqyer. Gjithsesi, 23-vjeçari ka pasur disa momente shumë të mira, çka kanë mjaftuar që tifozët e Rejnxhërsit ta admirojnë sulmuesin kuqezi.
Grezda nuk arriti për asnjë moment të fitojë vendin e formacionit te skuadra skoceze dhe kjo gjë ka acaruar jo pak tifozët e Rejnxhërsit, që kanë filluar edhe të dalin kundër trajnerit Xherrard.
Sipas tyre, Rejnxhërsi nuk ka nevojë të bëjë sërish merkato, por t’iu besojë lojtarëve që ka aktualisht në skuadër, përfshirë këtu dhe Grezdën. Edhe mediat skoceze ndajnë të njëjtin mendim dhe janë të sigurt për shpërthimin e sulmuesit shqiptar nëse i jepet besimi i duhur.