Faza e 1/16-ve të Kupës së Kombeve të Afrikës vuri përballë Nigerinë dhe Kamerunin. Të dy ekipet ishin ndër favoritët për ta fituar turneun. Ndeshja rezultoi spektakolare me të dyja skuadrat që përmbysën rezultatin gjatë 90 minutëshin. Në fund festa u takoi nigerianëve, ndërsa lotët kamerunasve .
Nigeria doli i para në avantazh me anë të Odion Igalo, i cili zhbllokoi shifrat në minutën 19-të. Skuadra e Klarenc Sedorf nuk dorëzohet duke përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Në të dytën Nigeria ishte dukshëm ekipi më i mirë. Igalo shënon sërish, ndërsa Aleks Iuobi kompleton përmbysjen duke çuar shifrat në 3 – 2, rezultat që do të mbetej i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Në çerekfinale Nigeria do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Egjiptit dhe Afrikës së Jugut.
Nigeri 3-2 Kamerun
Shënues: Ighalo 19′, 63′, Iuobi 66′ / Bahoken 41′, N’Jie 44′