Mançester Junajtid do të luajë me Kardifin në transfertë në orën 18:30 dhe kjo do të jetë ndeshja e parë e Soskjaer si trajner i “Djajve të Kuq”.
Zhoze Murinjo nuk është më trajner i ekipit dhe Eshli Jang kërkon të shohë përpara, duke nisur që nga ndeshja e sotme. Ekipi duhet të ngrihet në këmbë dhe të fillojë të fitojë.
“Kemi kaluar një javë të vështirë, por duhet të shohim përpara. Duhet të përqendrohemi te ndeshja me Kardifin, sepse kemi nevojë të rikthehemi te fitorja. Duhet të zbresim në fushë, të përpiqemi të fitojmë, të nderojmë bluzën që mbajmë veshur dhe këtë klub fantastik, më të mirin në botë. Ka ardhur momenti të ringrihemi në këmbë dhe duam të grumbullojmë sa më shumë pikë në këtë periudhë intensive ndeshjesh”, përfundon Eshli Jang