Merkato në Angli mbyllet sot në orën 18:00 dhe praktikisht pjesa më e madhe e skuadre e kanë mbyllur merkaton. Gjithsesi, Junajtid vijon të provojë dhe do tentojë deri në sekondat e fundit për të siguruar shërbimet e një mbrojtës, çka është kërkesa e trajnerit Zhoze Murinjo.
Tkeniku portugez është dorëzuar, por klubi i tij jo, pasi në Anlgi raportohet se kanë nisur tratativat me mbrojtësin Diego Godin. Uruguaiani ka një klauzolë prej 20 milion eurosh, për t’u larguar nga Atletiko Madrid. Sipas “Sky Sports” kapiteni i Uruguait është në tratativat dhe gjithçka duhet të vendoset në pak orë.
Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të ndodhë, por e sigurt se kjo është mundësia e fundit e “Djajve të kuq” në këtë dritareje merkato. A do t’i rikthehet buzëqeshja Zhoze Murinjos? Të presim dhe të shohim.