Teutën ose Myrto Uzunin! Do të kemi derbi shqiptar në Europë, Prishtina ka këto zgjedhje pas shortit

Shqipëria do të mirëpres turin paraeliminator të Champions League, kjo e mundësuar nga UEFA. Këtu bëjnë pjesë 4 skuadra, ku mes tyre është edhe Prishtina. Ndeshja e parë gjysmëfinale për ekipin shqiptar të Kosovës do të luhet kundër Folgores nga San Marino.

Në këtë përballje Prishtina është ndjeshëm favorite dhe pasi të bëjë detyrën do të kalojë në finalen ku gjen fituesin e çiftit Troshavn-Inter Escaldes. Nëse Prishtina arrin që të fitojë edhe finalen shkon në turin e parë të Champions League për t’u përballur me Ferencvaroshin e Myrto Uzunit. Por nëse do të humbasi në finalen e turit paraeliminator, atëherë do të shkojë në turin e dytë të Conference League për t’u përballur me humbësen e çiftit Sherif Tiraspol-Teuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *