Teuta vijon me përgatitjet, fiksohet miqësorja e radhës

0

Skuadra e Teutës iu rikthye përgatitjeve pas një dite pushim që ishte caktuar nga trajneri Bledi Shkëmbi. Ky i fundit toleroi ekipin pas ndeshjes miqësore kundër Skënderbeut në Korçë, të mbyllur me rezultatin 0-0.

Ekipi durrsak zhvilloi seancën e parë stërvitore paraditen e sotme. Kushtet atmosferike janë mjaft të mira dhe fatmirësisht për bregdetarët nuk ka dëmtime. Grupi i lojtarëve është i plotë. Në krahun tjetër, stafi teknik ka arritur të gjejë marrëveshjen dhe për miqësoren e radhës.

Durrsakët do të ndeshen me Gjilanin në Ohër. Takimi do të zhvillohet me datë 29 korrik, që i bie e diel. Sfida do të luhet në stadiumin e Ohrit, prej orës 17:00. Lidhjet e mira të teknikut Shkëmbi në Kosovë pas aventurës me Lirinë e Prizrenit kanë bërë që kjo miqësore të luhet.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.