UEFA nuk fal shqiptarët, e pëson edhe Prishtina

UEFA ka një dashuri të madhe për ekipet shqiptare dhe protagonistët tanë në lojën e bukur të futbollit. FIFA dënoi Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për simbolin e tyre me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, pas shënimit të golave. UEFA dënon klubin e Prishtinës pas pjesëmarrjes në Europa League.

Klubi kryeqytetas ka marrë njoftimin nga UEFA se është dënuar me 4 mijë euro gjobë për shkak të përdorimit të fishekzjarrëve në stadium. “Klubi është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Europa të Gjibraltarit”, – shkruhet në njoftim.

Klubi kosovar njofton dënimin, ndërsa kujton se dhe sezonin e kaluar ekipi i Prishtinës është dënuar me 3 mijë euro gjobë për të njëjtin problem kundër Norrkoping. UEFA nuk toleron fishekzjarrët në stadiume, klubet shqiptare paguajnë faturën dhe ia faturojnë problemin institucionit të lartë të futbollit në Evropë. E çuditshme se si nuk provojnë të “edukojnë” tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online