Teuta siguron matematikisht, pasi shkatërron Lushnjën në “Niko Dovana’ me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Skuadra e Gentian Begejës shënoi që në minutën e parë me anë të Latif, megjithatë Sefa vuri ekuilibrin pak minuta më vonë. Ishte Beqaj ai që shënoi golin e avantazhit. Më pas Latif shënoi dhe të dytin personal. Në fraksionin e dytë ishte Peqini që erdhi nga stoli dhe shënoi dy herë. Ademi ngushtoi përkohësisht, por Hila nga pika e bardhë vulosi gjithçka. Një rezultat tenistik që në fund i jep qetësinë e shumëkërkuar durrsakëve, të cilët sigurojnë mbijetesën. Lushnja duket se është dorëzuar dhe tani duhet që të luajë për të respektuar dhe ndeshjen e fundit në Superiore.
Teuta 6–2 Lushnja
Shënues: Latif 1′, 40′, Beqja 18′, Peqini 73′, 76′, Hila 73’/ Sefa 5′, Ademi 75′
GOLAT
1′ – Aksioni i parë për durrsakët, pasimi nga e djathta shfrytëzohet më së miri nga Latif, i cili zhbllokon ndeshjen.
5′ – Sefa del i vetëm me Moçkën nuk e ka të vështirë të shënojë.
18′ – Çyrbja hedh një top te Beqja, i cili bukur shmang një prej mbrojtësve miq dhe shënon golin e avantazhit.
40′ – Hila bën gjithçka mirë deri pranë fundores dhe pason për Latif, i cili nuk e ka të vështirë që të shënojë golin e dytë personal dhe të tretin për Teutën.
73’ – Peqini i futur pak minuta më parë shfrytëzon më së miri një harkim nga Çyrbja dhe realizon golin e katërt për Teutën.
75′ – Lushnja gjen hapësirë dhe Ademi i harruar nga mbrojtja gjen golin e dytë për Lushnjën.
76′ – Sërish Peqini merr një top nga Çyrbja dhe me kokë shënon golin e dytë personal.
78′ – Hila nga pika e bardhë e penalltisë tregohet i saktë dhe shënon golin e gjashtë për Teutën.
Teuta: Kastrati, Gjeorgievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj (Vila 75′) , Çyrbja, Hila, Hrkaç (Peqini 60′), Beqja, Latif (Alhasan 79′), Kruja. Trajner: Gentian Begeja. Të gatshëm: Shala, Dediç, D. Bilali, Lajthia.
Lushnja: Bejte, Marku (Çela 46′), Koreshi, Premçi, Mone, Taullau, Alushi, Pepa, Papa, M. Çela (Haxhiu 56′), Sefa (Ademi 74′). Trajner: Ilir Gyla. Të gatshëm: Spaho, Dervishi, Koreshi, Gjyshja.
Kartonë të verdhë: Gjeorgievski 65’/ Premçi 44′