“Girl power”, seksi i dobët në Shkodër nuk janë femrat

E dini që Shkodra është “djepi i futbollit”? Natyrisht që po. Po që Shkodra është qyteti ku femrat janë më të zonja se meshkujt për futboll? Nëse nuk e dini, ja ku e mësuat.

Vllaznia në futboll për femra ka festuar sot titullin e pestë rresht në Shqipëri, duke dominuar me një ecuri të frikshme.

20 fitore në 20 ndeshje kampionati, 131 gola të shënuar e 1 i pësuar (kush e ka shënuar, meriton çmim special).

Vajza si Megi Doçi, makineri golash, si Uendi Muja, kapitene që fëmijë, si Lucije Gjini, Albina Rrahmani, Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Esmeralda Franja e shumë të tjera që janë pjesë e kombëtares shqiptare. Apo edhe si Jadranka Paviçeviç, e cila ka ardhur nga Mali i Zi për të fituar në Shqipëri.

E quajmë “seksi i dobët”, kur bëhet fjalë për femrat, por le të dalë  dikush e të thotë që në Shkodër seksi i dobët janë femrat!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online