Teuta projekton merkaton, por varet nga Magani

Koha për reflektim, trajneri Magani nuk dihet a do të qëndrojë dhe tashmë i mbetet atij për të vendosur

Teuta ndodhet në një pozitë aspak të mirë, teksa pas 16 javësh e sheh veten në vendin ne tetë, në kuotë të barabartë pikësh me vendin e 9, Vllaznisë. Edhe pse durrsakët e nisën mirë edicionin, gjërat nuk shkuan aspak mirë, aq sa trajneri Gugash Magani ishte gati që të largohej që pas fazës së parë, madje paraqiti në dy raste dorëheqjen. Edhe pse vendosi që të vazhdonte, shumë pak gjëra ndryshuan dhe të besuarit e tij vijonin avazin me gabime të përsëritura.

Pas humbjes në Korçë, peqinasi la ndihmësin e tij që të përgjigjej në intervistat pas ndeshjes, duke lënë të kuptohej se mendon largimin. Edhe pse dukej një mundësi reale që Magani të linte durrsakët, deri tani nuk ka dalë ndonjë lajm zyrtar dhe klubi ka përgënjeshtruar largimin e tij.

Megjithatë, një lajm që qarkullon prej ditësh u përforcua dje, me Maganin që është një opsion për Partizanin. Tashmë duket se është gjithçka në dorë të trajnerit dhe nëse Magani qëndron, do të jetë ai që do të vendosë për lojtarët që do të qëndrojnë dhe ato që do të afrohen. E sigurt është që do të largohen shumë lojtarë, pasi diçka të tillë e ka paralajmëruar vetë trajneri, ku ka theksuar se disa nga lojtarët nuk e kanë përligjur besimin e tij. Në të njëjtën kohë ka qenë vetë peqinasi ai që ka marrë përsipër përgjegjësitë për merkaton e verës, por tashmë ka mundësinë që të ndreqë gjithçka në lëvizjet dimërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online