Kapelo: Më i madhi ishte Ronaldo. Ibra sherrxhi, por e zbuti Moxhi

Fabio Kapelo, një ndër legjendat e trajnimit në Itali e në botë, tashmë në stolin e Zhiangsu Suningut në Kinë, ka folur të shtunën në mbrëmje në Sky Sport, duke kujtuar kohën kur punonte te Juventusi dhe duke zbuluar disa histori interesante, duke nisur nga ajo për Zllatan Ibrahimoviçin, i cili sipas tij, kur shkoi te Juventusi ishte një produkt me shumë probleme.

“Erdhi Mino Rajola dhe më tha ‘Shiko se ai është i zoti, u thyen duart portierëve’. Iu përgjigja ‘Shiko se për momentin po thyen vetëm xhamat pas palestrës, ku kryen stërvitje’. Nuk dinte të gjuante, gabonte çdo pozicion të mundshëm të vendosjes së këmbës mbështetëse”.

Kohëra të arta për futbollin italian, që ishte në majën e botës në fillim të shekullit të ri. Në vitin 2004 Juventusi bleu një talent suedez nga Ajaksi, i cili kërkohej edhe nga Roma. Quhej Ibrahimoviç, jashtë Holande nuk e njihnin shumë njerëz, por ishte një gjigant që bënte numra cirku në fushë.

“E pashë kur isha trajner i Romës, luajtëm në Berlin kundër Ajaksit. E pashë të kryente nxehjen në pushim dhe po bënte disa numra fantastikë me topin. Më pas e pashë në fushë dhe nuk bënte veç numra cirku, por diçka më shumë. Iu përkushtua totalisht të mësuarit të gjuajtjeve në portë, stërvitjen pa fund. Pse nuk e morëm te Roma? Sepse Juventusi bëri goditjen më të pabesueshme që mund të bënte: 16 milionë euro, pagesë e ndarë në 4 vite. Tek Ajaksi mendonin se nuk do të bëhej lojtar i madh. Nuk ishte e lehtë të administrohej si karakter dhe preferuan të mbanin egjiptianin Mido. Përplasjet e Ibras?Edhe te Juventusi pati ca probleme, si për shembull me Zebinanë, por pastaj erdhi Moxhi dhe rregulloi gjithçka”.

Cili është lojtari më i fortë në botë për Kapelon? “Ronaldo. Absolutisht braziliani, edhe pse m’u desh ta largoja për të fituar titullin kampion me Real Madridin. Peshonte 96 kilogramë. E pyeta ‘Sa peshoje kur dole kampion bote me Brazilin në 2002?’. 84, më tha. I kërkova të zbriste të paktën 88 kg, por ishte e pamundur”.

Po Marko van Basten? “E pata shumë pak kohë në dispozicion. Luajti në finalen e vitit 1993 në Mynih kundër Marsejës, ku pati 3 raste për gol. Nuk e pata kurrë në formë të mirë fizike”.

Kapelo është i famshëm për karakterin e tij të fortë dhe për sinqeritetin që shpesh e fut në konflikt me ata që punon, por gjithashtu është i aftë të krijojë miq: “Kam biseduar hapur e lirisht me të gjithë. Kur blinim një lojtar, e thosha gjithnjë: kur vjen një i ri, duhet të japë 10-15% më shumë se ata që kam në shtëpi. Po më dha 2%, nuk më duhet. Për këtë arsye, mendoj se Milani ka gabuar: duhej të kishte marrë 3 lojtarë klasi, që të bënin diferencën, jo 11 lojtarë duke shpenzuar 200 milionë euro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online