Gjoka riformaton Vllazninë, merkato në çdo repart

Trajneri ka paraqitur listën e dëshirave të tij. Mbrojtja dhe sulmi reparti ku do të ndërhyhet më shumë

Gaspër Marku

Humbja me Partizanin në ndeshjen e fundit të vitit dhe qëndrimi në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit kanë bërë që atmosfera te Vllaznia të jetë më e zymtë se kurrë. Është kjo arsyeja që nga ana e komunitetit dhe sidomos dashamirësve të futbollit të kërkohet ndërhyrja urgjente për ndryshimin e situatës në fjalë. Me sa duket të këtij mendimi janë edhe në klubin e futbollit Vllaznia, duke marrë edhe orientimet si dhe ajo që është më kryesorja mbështetjen e  institucioninit të qeverisjes vendore kanë vendosur të ndërhyjnë në skuadër. B

Burime brenda klubit kuqeblu bëjnë të ditur për “Sport Ekspres”, se prej disa ditësh drejtuesit kryesorë të klubit në bashkëpunim me trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka po punojnë shumë në këtë drejtim. Ky i fundit mësohet se po merret drejtpërdrejt me merkaton e Vllaznisë, ku duke qenë një njohës shumë i mirë i kampionatit shqiptar ka bërë sugjerimet e tij për emra konkret. Por, jo vetëm nga kampionati shqiptar, sepse tekniku kuqeblu ka studiuar edhe mundësitë e marrjes së ndonjë futbollisti cilësor nga jashtë, kryesisht nga Mali i Zi. Burimet në fjalë bëjnë të ditur se në listën e preferencave të drejtuesve kuqeblu janë futbollistë të të gjitha reparteve duke synuar një tip riformatimi total të skuadrës, por më së shumti, duke parë edhe nevojat emergjente që ka skuadra, perqëndrimi kryesor është në dy reparte, atë të mbrojtjes dhe të sulmit, aty ku edhe mundësitë e alternativave të trajnerit Gjoka janë më të pakta për momentin.

CICMIL – U largua me shumë polemika nga Shkodra, pasi trajneri Armando Cungu e akuzoi se kishte gabuar qëllimisht në Korçë, me një penallti në shtesë. Cicmil refuzoi çdo aludim dhe iku duke mos polemizuar, por në Shkodër ishte dhe mbetet i respektuar. Gjoka e njeh mirë si kundërshtar dhe e vlerëson shumë, mbi të gjitha se është lojtar që e njeh mirë ambientin dhe e di çfarë duhet prej tij. Tashmë pikë kyçe te Mlladosti, mbrojtësi nga Podgorica mund të kthehet, por natyrisht ka ende punë për të bërë nga Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online