Teuta përmbys Partizanin dhe arrin Vllazninë, “demat” rrezikojnë Europën

Teuta përmbys Partizanin dhe merr një fitore me shumë vlerë për mbijetesën. Edhe pse “demat” ishin në avantazh nuk mundën që të menaxhonin rezultatin, pavarësisht se Batha u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte Çyrbja që fillimisht shënoi golin e  barazimit për miqtë para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë shënuan dhe Hrkaç e Hila për t’i dhënë fitoren “djemve të detit” që tashmë shkojnë 2 pikë pas Kamzës dhe barazohen me pikë me Vllazninë. Në anën tjetër kryeqytetasit i ndërlikojnë pozitat e tyre për zonën europiane, pasi e shohin Luftëtarin e vendit të tretë 5 pikë larg dhe ndodhen në vendin e pestë, sepse i ka parakaluar dhe Laçi e tashmë rrezikojnë jo pak.

Partizani 1-3  Teuta

Shënues: Batha 16’/ Çyrbja 41?, Hrkaç 63?, Hila 73?

GOLI

16?  – Bardhi ndalet në mënyrë të parregullt nga Alhasan dhe Xhaja akordon 11-metërsh. Batha merr përsipër ekzekutimin dhe nuk gabon.

41? – Hakaj pason nga e djathta, Çyrbja godet saktë dhe barazon shifrat.

63? – Hrkaç provon me të djathtën dhe këtë herë e çon topin në një kënd të paaritshëm për Hoxhën.

73? – Hila lëviz bukur brenda zone dhe shmang Belicën e ë pas godet i vetëm me Hoxhën duke relaizuar golin e tretë për “djemtë e detit”.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Sulejmani 68?), Gojkoviç, Belica, Trashi, Batha, Bardhi, Telushi (Mala 62?), Asani, Abdurahimi (Kotobelli 63?), Progni. Trajner: Klevis Dalipi. Të gatshëm: Xhika, Kalari, Culum, Fejzullahi.

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç (Dediç 78?), Alhasan (Beqja 52?), Kruja (D. Bilali 90′), Latif. Trajner: Gentian Begeja. Të gatshëm: Kastrati, Peqini, Lajthia, Vila.

Gjyqtarë: J. Xhaja, R, Avdo, E. Ganxhi, A. Beqiri.

Delegat: B. Çela; Vëzhgues: P. Aliko.

Kartonë të verdhë:  /Gjeorgievski 30?,Beqja  64?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online