Teuta nuk ia del, Blokotehna kurorëzohet kampione e Ligës Ballkanike

Teuta e Durrësit nuk ia ka dalë të shpallet kampion i turneut të Ligës Ballkanike. Përballja e zhvilluar ditën e sotme midis durrsakëve dhe Blokotehnës  në stadiumin “Feti Borova” pranë “Parkut Olimpik”, u mbyll me shifrat  82 – 68.

Blokotehna bëhet skuadra e dytë nga Maqedonia e Veriut që fiton këtë vend. Pavarësisht humbjes, Teuta meriton duartrokitjet e të gjithë publikut shqiptar, pasi është skuadra e parë nga vendi ynë që kualifikohet në finalen e këtij turneu. Pavarësisht problemeve të shumta të basketbollit shqiptar, ekipi durrsak kreu një paraqitje dinjitoze që do të mbahet mend gjatë.

Gjysmëfinalja, ndeshje përcaktuese e vendit të tretë dhe finalja e këtij turneu u zhvilluan për herë të parë në Tiranë.

Finalja e Ligës Ballkanike
Teuta 68 – 82 Blokotehna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *