Teuta fitoi javën e shkuar ndaj Kastriotit, një detyrim për durrsakët. Tanimë për skuadrën e Bledi Shkëmbit është programuar një sfidë e vështirë kundër Laçit. Luhet në fushën asnjanëse të Elbasanit dhe “Djemtë e Detit” duan pikë ndaj skuadrës së vetme që ende nuk është mposhtur këtë sezon.
Trajneri Shkëmbi ka menduar që skuadra e tij ta përgatitë në heshtje këtë takim, teksa askush nuk ka dalë të flasë në media dhe me shumë mundësi vetëm korçari do të flasë një ditë para ndeshjes.
Vëmendja duhet spostuar dhe kjo është mënyra e menduar prej kreut të pankinës durrsake. Shqetësim para ndeshjes me Laçin është mungesa e Esin Hakajt. Mbrojtësi i majtë vijon të ketë probleme me muskujt e barkut dhe i duhet të pushojë këtë javë.
Shkodrani u dëmtua që në fillim të ndeshjet me Kastriotin, ndërkohë që mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë Hakajn. Edison Ndreca, “ish” i Laçit, është një opsion. Por edhe Fabian Beqja ka luajtur në të majtë në shkuarën. Shkëmbi duhet të vendosë gjatë këtyre ditëve