Teuta në hall, Shkëmbi nuk gjen qendërmbrojtës

Teuta ka nisur një projekt interesant për sezonin e ri. Presidenti Edmond Hasanbelliu i besoi drejtimin dhe formimin e skuadrës Bledi Shkëmbit. Trajneri korçar po punon mirë dhe me ide të qarta: afrimin e të rinjëve, uljen e buxhetit dhe me lojtarë që duan të afirmohen.

Një ndër pikat e dobëta të Teutës deri tani është qendra e mbrojtjes. Numri një i stolit nuk ka gjetur elementët e duhur duke e kthyer këtë repart në “thembrën e Akilit” të durrsakëve. Deri tani ka patur disa propozime, dy lojtarë të huaj kanë qenë në tavolinë, por nuk janë pëlqyer.

Tentativat me Atandën dështuan, pasi nigeriani këroi 35 mijë euro në vit, durrsakët nuk paguajnë aq. Emrat e lirë në treg për momentin janë Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi, futbollistë të afirmuar, por me koso të lartë. Mundësitë që palët të bashkohen janë të ulëta, por duke qenë se merkatoja është në mbyllje gjithçka mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online