“Liverpuli si e dashura që lë dhe kupton që e doje shumë”, – deklarata pikante e sulmuesit

Daniel Starrixh është një nga futbollistët më të pafat të botës së futbollit. Sulmuesi futet në klasifikimin e lojtarëve prej “qelqi”. Ai dëmtohet në stërvitje, pankinë, fushë, madje dhe në avion, thonë gojët e liga. Sezonin e kaluar, “redsat” e huazuan te Uest Bromiç në 6 muajt e fundit, pasi donin t’i jepnin pak shtysë karrierës së anglezit.

Përfundimi nuk ishte ai që pritej, ndërsa rikthimi te Liverpuli në fund të këtij sezoni duket se e ka kënaqur pafund sulmuesin 28-vjeçar. “Për mua është si të jesh me një të dashur për një kohë të gjatë, gjërat nuk po shkojnë mirë dhe ti mendon se është koha të shohësh dikë tjetër.

“Ti shkon larg, por kupton se të mungon ajo që ti kishte dhe ishte gjithçka më e ëmbël përpara”, – tha Starrixh pas rikthimit të tij te Liverpuli. 28-vjeçari e do fanellën e ekipit të Jurgen Kloppit, por duket se nuk do të ketë shumë minuta as këtë sezon, pasi konkurrenca në sulm është shumë e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online