Teuta në fushë, gjen rival për miqësore

Aventura europiane përfundoi që në turin e parë për Teutën, që tani po mendon për sezonin e ri futbollistik. Një ditë më parë durrsakët prezantuan Emiljano Vilën, i cili rikthehet në shtëpi, aty ku shpërtheu dhe u bë i njohur.

Merkato mbetet e hapur, por ndërkohë edhe përgatitjet vijojnë normalisht. Për trajnerin Bledi Shkëmbi dhe stafin e tij janë të rëndësishme ndeshjet miqësore dhe të shtunën është programuar një e tillë.

Klubi durrsak njofton se prej orës 18:00 zhvillohet një ndeshje testuese me Tërbunin. Kjo përballje është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

https://www.facebook.com/59064889461/posts/10157397570179462/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *