Teuta kualifikohet që në Cërrik, sa shumë debutues për Shkëmbin!

Të mërkurën në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut është luajtur takimi i parë për kupën e Shqipërisë midis Turbinës dhe Teutës. Vendasit kanë luajtur pothuajse me formacionin më të mirë, ndërsa miqtë kanë luajtur me lojtarët e stolit në këtë fillimsezoni.

Takimi ka qenë i fortë dhe i bukur, ku cërrikasit e kanë misur mirë takimin dhe kanë krijuar edhe raste për shënim, por Teuta mbrohej mirë dhe në minutën e 41-të gjeti golin me anë të Peqinit.

Në pjesën e dytë Turbina është munduar të barazojë, por ka qenë e pafuqishme, ndërsa Teuta mbylli gjithçka në 4 minuta, sepse Kruja e Shkalla shënuan edhe dy gola pa mbushur mirë një orë lojë.

Fitore e bukur për Teutën, që përveçse ka siguruar kualifikimin para kohe, ka bërë edhe eksperimente. Trajneri Shkëmbi hodhi në fushë për herë të parë në këtë sezon emra si portieri Celeski, Vogli, Ndreca, Gashi e Peqini, apo dhe i riu Klinti Qato, i cili luajti ndeshjen e parë si futbollist profesionist.

Mariglen Miraka

Kupa e Shqipërisë/ Turi i parë, vajtje

Turbina – Teuta    0-3

Shënues: Peqini 41’, Kruja 57′, Shkalla 61′

Turbina: Demollari, Pashaj, Sina (Qosja 67′), Zeneli (Cami 61′), Cara (Hasa 46′), Cake, Xhelili, Shkreta, Roshi, Ejoh, Ogu. Tr: S. Bardhi.

Teuta: Celeski, Shkalla (Bicaj 77′), Vecaj (Traore 65′), Beqja, Vila, Gashi, Kallaku (Kruja 46′), Vogli, Ndreca, Qato, Peqini. Tr: B. Shkëmbi.

Kartonë të verdhë: Zeneli 55′ / Vogli 22′

Gjyqtarë: L.Dosti, G.Balliu (Berat), E.Aliaj, M.Dyrmyshi (Poliçan)

 

Thanë pas ndeshjes:

Sinan Bardhi (Turbina): Bëmë një takim të mirë edhe pse u mundëm treguam grintë. Rëndësi për ne ka kampionati dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv në fundjavë në Ballsh.

Blendi Shkëmbi (Teuta): Nuk e kishim nënvlerësuar këtë takim dhe ia dolëm, duke e bërë tashmë edhe më të lehtë kualifikimin. Tashmë mendojmë me qetësi për takimin e radhës në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *