Spanja kërkon organizimin e Botërorit 2030, dy hipotezat e mundshme

Spanja po mendon të hedhë kandidaturën për organizimin e Botërorit 2030. Kreu i FIFA-s, Xhani Infantino, ka udhëtuar drejt shtetit iberik, ku është takuar me kryeministrin, Pedro Sançez dhe presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales siç citon “AS”.

Për momentin ekzistojnë dy hipoteza. E para është organizimi i Botërorit në Spanjë, ndërsa ideja tjetër është organizimi i përbashkët midis Spanjës, Marokut dhe Portugalisë.

Duke llogaritur që dy Botërorët e ardhshëm do të zhvillohen jashtë Europës, ku Botërori 2022 do të zhvillohet në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, Spanja po tenton të sigurojë organizimin e Botërorit të vitit 2030.

Kupa e fundit e Botës dhe e vetmja që Spanja ka organizuar, ka qenë në vitin 1982, ku fitues u shpall kombëtarja e Italisë, që mposhti Gjermaninë në finale me rezultatin 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online