Teuta konfirmon arritjen e marrëveshjes, Vecaj bëhet “durrsak”

Kishte mbetur vetëm konfirmimi, por më në fund e zyrtarizoi dhe Teuta. Uendi Vecaj është futbollisti më i ri i durrsakëve. Para pak minutash, klubi bregdetar konfirmoi arritjen e marrëveshjes me klubin bregdetar për mesfushorin shkodran.

Vecaj la ekipin e Dinamos së Zagrebit B, pasi nuk po gjente minuta në Kroaci. 21-vjeçari u rikthye në Superiore, pasi ka nevojë për minuta loje. Shkodrani e ka mirëpritur marrëveshjen me Teutën. Ai gjen dhe Esin Hakajn e Arsid Krujën në kampin e bluve, të dy futbollistë që i njeh që nga koha kur ishte pjesë e Akademisë së Vllaznisë.

Vecaj do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Ky i fundit ka ndërtuar një grup me futbollistë të rinj dhe me të ardhme. Filozofia e Teuta është e qartë për këtë sezon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online