Ibra firmos me Shkëndijën, tetovarët “blindojnë” sulmin

Në Tetovë tashmë të gjithë e thërrasin Ibra. Nuk është Zlatan Ibrahimoviç, por fakti është se për Shkëndijën, Besart Ibraimi vlen njësoj sa super-ylli suedez.

Pas golit të shënuar ndaj Sherifit dhe me kuqezinjtë në pozita mjaft të mira për tu kualifikuar në turin e tretë kualifikues të Champions League, drejtuesit e Shkëndijës rinovuan kontratën me yllin e ekipit. klubi njoftoi se Besart Ibraimi rinovoi marrëveshjen që përfundonte në vitin 2019 dhe tashmë do të qëndrojë në Tetovë deri në vitin 2021.

Një lëvizje logjike, edhe sepse Ibraimi është golashënuesi më i mirë i tre sezoneve të fundit në kampionatin maqedonas, ndërsa ai mbetet një prej shtyllave më të rëndësishme të projektit të Shkëndijës për të ardhmen dhe drejt ambicieve për pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kupave të Europës.

Pikërisht arena ndërkombëtare është “abitati natyral” i 31-vjeçarit, që është golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës me 14 rrjeta të reazuara. Me rinovimin e kontratës, Ibraimi do të luajë gjashtë sezone në Tetovë, ndërsa sulmuesi është gati për sfidat e reja. “Shpresoj të vazhdoj performancën time në fushë, të shënoj gola dhe të jap gjithçka, çdo ditë”, tha Besart Ibraimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online