“Teuta i hodhi poshtë aludimet e shqiptarëve me Tiranën”! Xhepollari i kthehet Miles: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Teuta e donte Kupën vetë

Tirana e ka humbur ndeshjen jetike në kampionat kundër Teutës në shifrat 2-1, duke hapur edhe njëherë llogaritë e kampionatit. Mbi këtë përballje ka folur edhe Vangjel Mile që ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”.

“Teuta ka luajtur shumë mirë kundër Tiranës. Të gjithë ato aludimet e shqiptarëve u hodhën poshtë edhe këtë herë nga Teuta. Nuk e prishën garën, përkundrazi, e zbukuruan shumë atë”, tha Mile. Nga ana tjetër gazetari Drilon Xhepollari u shpreh se aludime të tilla ishin të pabaza pasi Teuta e kërkonte fitoren nga të dyja krahët, si në kampionat ashtu edhe në Kupë.

“Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Teuta kërkonte që ta fitonte Kupën dhe humbi 3-0 kundër Tiranës në ndeshjen e parë. Për këtë arsye kishte shumë “inat” dhe dëshirë për “hakmarrje”. Në pjesën e parë Teuta ishte dobët, por në të dytën nuk e di se çfarë bëri Martini në dhomat e zhveshjes”, tha Xhepollari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *