“Do tentojmë ta përmbysim Tiranën dhe në Kupë”! Nuk e harron të shkuarën, Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

Albion Marku ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”. Lojtari i Teutës ka folur sa i përket suksesit të durrsakëve kundër Tiranës në fitoren 2-1. Gjithashtu Marku ka treguar se nuk e harron të shkuarën si ish-lojtar i Partizanit. I pyetur se kush do ta fitojë derbin e kryeqytetit, mbrojtësi ka zgjedhur të kuqtë.

“Martini ka pasur gjithmonë besim te ne. Në pushimin e pjesës së parë na tha vetëm që të jepnim një marsh më tepër dhe kishte besim 100% që ne do ta fitonim atë ndeshje. Matematikisht i kemi mundësitë për t’u futur në Europë edhe me anë të kampionatit. Kupa? Nuk kemi hequr dorë ende, kemi pasur kthesa të mëdha edhe në nivele të futbollit europian. Tirana apo Partizani në derbi? Unë mendoj se fiton Partizani”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online