“Teuta është si Kukësi”, Egbo e vlerëson shumë rivalin: Tirana synon sërish titullin kampion

Tirana ka arritur që të fitojë ndaj Kukësit në shifrat 2-0, duke mundur një rival direkt që kërkon titullin kampion. Tanimë vjen një tjetër përballje e rëndësishme për bardheblutë që do të masin forcat kundër Teutës, një “macë e zezë” që i ka shkaktuar shumë telashe në sezonin e kaluar, duke i marrë maksimumin. Ndërkohë në konferencën për shtyp, trajneri Egbo nuk kishte sesi të mos vlerësonte ekipin durrsak.

“Ashtu si edhe Kukësi, Teuta synon titullin kampion. Ne e vlerësojmë në maksimum këtë ndeshje dhe duam fitore. Fitorja e parë e dha shenjën e mirë nga ana e ekipit, pavarësisht mungesave që kishim. U tregua personaliteti dhe synojmë sërish titullin në Superiore. Këta lojtarë kanë shumë mundësi të tregojnë se janë nga më të mirët në kampionat. U treguam dinjitoz në Europë dhe kemi rritje në personalitet”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online