Teuta bën goditjen e radhës, afron ish-lojtarin e moshave të Shqipërisë

Teuta zyrtarizoi një lëvizje tjetër në merkato. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me Ardit Deliun. Ky është një afrim i kërkuar me ngulm nga trajneri Bledi Shkëmbi. Numri një i stolit durrsak ka shumë simpati për futbollistin, prandaj e afroi në ekip.

Deliu luan si mesfushor i krahu të majtë dhe mbush një pozicion që kishte nevojë për përforcime. 20-vjeçari luajti sezonin e shkuar te ekipi i dytë i Hajdukut të Splitit, ndërsa i munguan minutat. Ai u aktivizua në 6 sfida gjatë gjithë kampionatit.

Lojtari ka nevojë për minuta dhe mendon ta nisë sërish nga etapa e parë me ekipin e Teutës. Deliu do të ketë më shumë hapësira te durrsakët. Ai rikthehet në Shqipëri, pasi më parë ka luajtur për Besën e Kavajës në sezonin 2014-15. Mesfushori do të jetë një bast i Shkëmbit.

Mesfushori mësohet se është nisur drejt Ohrit së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Lojtari nuk do të humbasë kohë, por do të synojë të përshtatet sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online