Pogba ishte kapiteni i vërtetë, fjalimi para Uruguait nuk ka nevojë për koment

Pol Pogba, superstar, model, reper, makinë parash dhe tani… kampion bote! Për gjithë ata që e kanë kritikuar mesfushorin, Kupa e Botës është diçka që nuk do ia heqin dot kurrë dhe nuk ia mohojnë dot kontributin.

Mesfushori i Mançester Junajtid ishte një ndër francezët që shkëlqyen në Kupën e Botës, përkrah N’Golo Kantesë në mesin e fushës, por Pogba nuk shkëlqeu vetëm në fushë.

Mesfushori 25-vjeçar ka qenë një lider absolut edhe në dhomat e zhveshjes, siç tregon një video e publikuar sot, me mesfushorin që mbajti një fjalim para skuadrës pikërisht para zbritjes në fushë për sfidën ndaj Uruguait në çerekfinale.

“U krye, nuk ka më kthim pas. Do të vazhdojmë, do të shkojmë deri në fund. Do të takohemi më 15 korrik.

 Të gjithë bashkë! Të gjithë bashkë!

Sot Blaize (Matuidi) është në stol dhe është i dëshpëruar. Ai dëshiron të luajë më shumë se çdokush tjetër. Është i revoltuar.

Për djem të tillë do të luftojmë, ai nuk do jetë në fushë, por është njësoj sikur të luante. Jemi të vendosur për t’ia dalë mbanë.

Jemi të vendosur për t’ia dalë mbanë. Do të luftojmë për shokët tanë. Si kemi bërë deri tani! Si bëmë ndaj Argjentinës, ndoshta edhe më shumë.

Gjithmonë më shumë! Duhet të mundim më të mirët, për të qenë më të mirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online