Teuta bën gjënë e duhur, Magani nuk preket

Teuta u mund edhe dje nga Skënderbeu, duke pësuar humbjen e tretë rresht në kampionat dhe renditja sa vjen e ndërlikohet, sepse fitoja mungon prej 5 ndeshjesh.

Në fillim të sezonit drejtuesit e Teutës habitën të gjithë, duke nisur të pëshpëritnin pak si shpesh se Teuta do të luftonte për një vend në kupat e Europës dhe tek-tuk u përmend edhe fjala titull. Ndoshta kjo është gafa e drejtuesve durrsakë, që infektuan edhe trajnerin Gugash Magani dhe lojtarët, që në gusht e pas fitoreve të para sezonale e rritën dukshëm shënjestrën, duke harruar që Teuta është ribërë këtë verë dhe nuk ka shans të rivalizojë për kreun me emra si Skënderbeu, Kukësi e Partizani, për shembull.

Pas humbjes së djeshme Magani u shpreh se të ardhmen e tij e kishin në dorë drejtuesit: “Jam i hapur për çdo vendim të presidentit pas tri humbjeve. Është trajneri ai që mban përgjegjësi edhe pse gabimet i bëjnë lojtarët që luajnë”.

Megjithatë, në Durrës nuk gabojnë sërish dhe është vendosur që Magani të vazhdojë punën, pa asnjë kusht, aq më shumë që tashmë kalendari bëhet më i thjeshtë dhe një fitore të shtunën në Lushnje do të sillte kthesën e shumëpritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online