“Testi i parë me protagonist të padiskutueshëm: Manaj”, Barcelona publikon statistikat: Rei fiton çmimin e nderit

Sezoni parapërgatitor është mbyllir me fitimin e trofeut Joan Gamper dhe tani te Barcelona kanë nisur të nxjerrin shënime. Klubi katalanas bën rezymenë e këtyre takimeve të zhvilluara në faqen e vetë zyrtare si dhe nxjerr në pah statistikat e lojtarëve. Një protagonist i padiskutueshëm, siç e quan edhe vetë klubi, ishte Rei Manaj, i cili shënoi hat-trickun e tij të parë që në debutim me ekipin A.

“Gimnàstic de Tarragona ishte rivali i parë i sezonit parasezonal. Testi i parë kishte një protagonist të padiskutueshëm: Rei Manajn. Lojtari i Barça B, i cili doli për të luajtur pjesën e dytë, hapi kutinë në minutën e 60 dhe përfundoi një hat-trick në ditën e debutimit të tij me ekipin e parë të Barças në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 4 me 0 .

Debutimi në stadiumin Johan Cruyff shërbeu gjithashtu për të parë në veprim të rinj të stërvitur në La Masía të cilët kurrë nuk kishin bërë debutimin e tyre me ekipin e parë. Deri në 12 djem shijuan rastin e tyre të parë në këtë ndeshje: Balde, Yusuf Demir, Jordi Escobar, Peque Polo, Comas, Ramos Mingo, Gavi, Matheus Pereira, Igor Gomes, R. Manaj, M. N’diaye dhe Mortimer”, shkruan fillimisht Barcelona.

Më tej klubi blaugrana njeh të gjithë me statistikat e sezonit përgatitor. Dest është lojtari më i besuar i Koeman dhe që numëron më tepër minuta në këmbë. Nga ana tjetër Manaj është fituesi i çmimit të nderit si golashënuesit më të mirë, me katër rrjeta të tundura me fanellën kuqeblu.

“Sergiño Dest kryeson renditjen e lojtarëve të cilëve Koeman u ka dhënë më shumë minuta (347 ‘), e ndjekur nga Neto (315’) dhe një surprizë me Memphis(307 ‘) i cili debutoi në ndeshjen e dytë përgatitore. Vetë Dest është gjithashtu lojtari që ka përfunduar më së shumti pasime, me 276. Nga ana e tij, Rei Manaj ka fituar çmimin nderi për të qenë golashënuesi më i mirë i sezonit parapërgatitor, duke i shtuar hat-trickut të lojës së parë një gol të ri të shënuar kundër Gironas. Griezmann ka qenë asistuesi kryesor (2)”, bën me dije Barcelona përmes faqes zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online