Mustafi pranë rikthimit në Serie A, e kërkojnë në qytetin ku siguroi ftesën e Gjermanisë

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A këtë verë. Mbrojtësi shqiptar ka lë pas aventurat negative me Arsenalin dhe së fundmi Shalken, duke kërkuar një tjetër eksperiencë në karrierën e tij. Sipas raportimeve të “Sky”, Xhenoa ka shfaqur interes për shërbimet e Mustafit.

Ky i fundit e njeh mirë këtë qytet, teksa dikur ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve, Sampdorias. Prej aty do binte në sy të Joakim Lëv, që do e shpallte kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Në Serie A Mustafi ka kaluar momente të mira në karrierë dhe një aventurë e re me Xhenoan ndoshta do të përsërisë suksesin e së shkuarës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online