“Terminatori” Ronaldo, vetëm 4 klube mbi të

Kristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të mëdhenj që historia e futbollit ka pasur. Shumëkush mendon se portugezi është më i madhi në historinë e futbollit, por për të dalë në një konkluzion të tillë është disi e vështirë. 33-vjeçari në verë vendoi që të provonte një eksperiencë të re në Torino, ku synimi më i madh mbetet që të marrë edhe një tjetër medalje Champions-i.

Në ndeshjen me Valencian sulmuesi shërbeu për golin e Manxhukiç, me bardhezinjtë që morrin 3 pikët që i kualifikuan për në raundin tjetër, Ishte një ndeshje e madhe për CR7, i cili gëzoi suksesin e 100-të në këtë komepticion. Asgjë e re deri më tani, pasi edhe më parë e kemi publikuar këtë lajm, por a e dini se vetëm 4 skuadra në historinë e Championsit kanë pasur më shumë sukses se Ronaldo.

Reali i Madridit (155), Barcelona (141), Bajerni (132), Mançester Junajtid (117) kanë festuar më shumë fitore se lojtari i Juves. Një rast vërtetë unik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online