“Më pëlqente shumë”, ish-futbollisti i njohur i Interit “i tërheq veshin” zikaltërve: Një klub i madh nuk e shet një si Ikardi

Ikardi do të qendrojë në Paris, teksa gjigantët e PSG paguan për kartonin e tij që mbahej nga Interi. Marrëdhënia e argjentinasit me zikaltrit ishte thyer për të mos u rregulluar më dhe Conte nuk e kishte ish-kapitenin në planet e tij. Por nëse tifozët dhe trajneri aktual do të ishin të kënaqur me këtë marrëveshje, ish-futbollisti i njohur Italian i Interit, Mazola, nuk është në të njëjtin mendim.

Largimi i Mauro Ikardit nuk i ka lënë një shije të mirë këtij të fundit, që në një intervistë për “fcinter1908.it” tregon ndër të tjera se lojtari duhej mbajtur. Sipas tij një klub i madh nuk mund të shesë një lojtar si sulmuesi argjentinas dhe nëse do të ishte në dorën e tij do të kishte vepruar ndryshe.

“Më pëlqente shumë Ikardi. Unë do ta mbaja. Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, por kur keni një si ai e mbani atë. Ka gjëra që ndodhin brenda një dhome zhveshjeje dhe ato kanë ndodhur gjithmonë. Por nëse unë jam një klub i madh dhe kam një të tillë si Ikardi, e mbaj. Pastaj, lojtarët e tjerë vlerësojnë veten e tyre. Por Interi duhej ta mbante. Kur dikush është i fortë, ai është i forte”, ka deklaruar Mazola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online