Tërbuni zbavitet ndaj Klosit në miqësoren e fundit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vetëm 3 ditë pas barazimit në miqësoren kundër Vushtrrisë, Tërbuni ka zbritur sërish në fushë, për një sfidë tjetër miqësore, kundër Klosit.

Përballje mes dy ekipesh në grupin A të Kategorisë së Dytë, por diferencat mes tyre janë të mëdha, siç shihet edhe në renditjen e grupit, sepse Tërbuni kryeson me 24 pikë në 11 ndeshje, ndërsa Klosi ka 11 pikë.

Në nëntor skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja u mjaftua me fitore 1-0 në kampionat, ndërsa sot u zbavit, duke fituar 6-2.

Meritë e sulmuesve të ardhur në merkaton e janarit, sepse Sejdini shënoi në minutën e 17-të, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2-0 me golin e dytë shënuar nga Prendi. Në pjesën e dytë nisi spektakli personal i sulmuesit Merdini, autor i 4 golave, në minutat 49, 57, 60 e 78.

Një sinjal i fortë nga Tërbuni, që duket goxha më i fortë sesa në pjesën e parë të sezonit dhe të gjithë rivalët janë të paralajmëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *