Tërbuni i këtij sezoni është një ekip më solid dhe me ambicie të qarta. Skuadra pukjane do të synojë që të ngjitet në Superiore dhe ka afruar disa lojtarë vendas dhe të huaj. Tërbuni zhvilloi edhe një miqësore me skuadrën e Portos U-19, ku skuadra e Krepit fitoi me rezultatin 4-1. Golat u shënuan nga Prendi (2), Nimani dhe Saliaj. Në këtë miqësore, trajneri i skuadrës pukjane ka aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte të gatshëm. Nga lista e federimeve, vihet re se pukjanët kanë regjistruar edhe disa lojtarë të huaj. Me shumë gjasa, skuadra e trajnerit Kreshnik Krepi do të synojë kreun e renditjes në Kategorinë e Parë dhe ngjitjen në elitë. Tifozët pukjanë janë optimistë dhe besojnë shumë në realizimin e synimit që ka skuadra e tyre e zemrës.
SKUADRA E TËRBUNIT
Portierë
Fabiol Rexhepi
Jurgen Mehidri
Mbrojtës
Dritmir Beci
Izmir Balaj
Serdar Zagani
Brilant Hasaj
Arbër Shytani
Elvis Rustemi
Janot Tadjong
Mesfushorë
Donald Saliaj
Marsel Hebibasi
Vahedin Pepaj
Armando Mezini
Eligor Palushi
Florid Taku
Senad Leka
Besar Mustafaj
Jozef Ujka
Stivi Shaba
Sulmues
Suad Hoxhaj
Kujtim Dallnesi
Valdano Nimani
Ergys Neziri
Armando Blinishta