Janë luajtur ndeshjet javës së tetë të Kategorisë së Dytë dhe në grupin A kryeson Tërbuni, që fitoi me rezultatin minimal, 1-0 ekipin e Klosit. Vllaznia B nuk e ka falur Spartakun, duke i shënuar katër gola.
Partizani B ka fituat me goleadë kundër Gramshit, ndërsa Kukësi B nuk luajti për shkak se Kevitani është tërhequr nga gara. Sopoti ka marrë pikët e plota kundër Internacional Tiranës, kurse Tirana ka mposhtur Adën. Majkëll Ngo ka shënuar një nga golat e kësaj ndeshjeje.
KATEGORIA E DYTË – JAVA 8
Grupi A
Vllaznia B-Spartaku 4-1
Sopoti-Internacional Tirana 1-0
Kukësi B-Kevitan (nuk u zhvillua)
Tërbuni-Klosi 1-0`
Tirana B- Ada 3-2
Partizani B-Gramshi 7-2
Shkumbini është mundur nga Naftëtari i vendit të fundit, në një ndeshje plot tension dhe kartonë të kuq, ndërsa Maliqi kryeson i vetëm pas fitores 4-0 me Gramozin. Devolli ka marrë pikët e plota kundër Skrapari, sikurse Këlcyra ndaj Delvinës. Tepelena-Memaliaj ka dhuruar plot gola, me vendasit që realizuan një më shumë. Goleadë e Butrintit, që kaloi me sukses Termin me rezultatin 7-2.
Grupi B
Devolli-Skrapari 2-0
Këlcyra-Delvina 3-2
Naftëtari-Shkumbini 3-2
Tepelena-Memaliaj 4-3
KF Butrinti- Term 7-2
Maliqi-Gramozi 4-0