Florentino Perez nuk e vret mendjen për shpenzime, mjafton që të blejë yje dhe të fitojë trofe.
Të shtunën Reali do të përballet me Juventusin në finalen e Champions League dhe Perez e do triumfin me çdo kusht, pasi kampionat e Champions Reali nuk i ka fituar më që prej vitit 1958.
Perez kërkon të bëjë historinë e Realit dhe nuk ka ndërmend të kursehet, sepse ka vendosur një premio jashtë logjike: 1.5 milionë euro për çdo futbollist, në rast triumfi.
Modeste premioja e Juventusit: “vetëm” 500.000 euro për çdo futbollist në rast suksesi.