“Tepër i rëndësishëm për të na ikur nga duart”, Pirlo ka vetëm një qëllim ndaj Interit: Dua finalen me çdo kusht

Juventusi pret mbrëmjen e nesërme skuadrën e Interin për të vendosur përfudnimisht finalistin e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë e fituan duelin e parë me shifrat 1-2, por nesër djemtë e Pirlos hyjnë në fushë me rezultatin 0-0 në mendjet e tyre. Në konferencën për shtyp trajneri i “zonjës së vjetër” shprehet se dëshiron me çdo kusht finalen dhe nuk do e lënë këtë mundësi t’u ikë nga duart.

“Ne duhet të luajmë për Juven, siç po bëjmë në ndeshjet e fundit. Do të jetë raundi i dytë i një sfide të madhe. Finalja është një qëllim që duhet të arrihet me çdo kusht. Do të jetë një betejë dhe do të duhet të fillojmë me qëndrimin për të qenë të barabartë. Ne fillojmë nga 0-0 dhe nuk mund të qëndrojmë në ndeshjen e parë. Është sikur të jetë një finale. Unë dua një ekip agresiv dhe të përqendruar sepse objektivi është shumë i rëndësishëm për të na lënë të na rrëshqasë ng duart”, ka thënë Andrea Pirlo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online