“Milani bën pa Ibrën, por Interi jo pa Lukakun“, avokati i kuqezinjve flet për hetimin: Gomar në sport do të thotë…

Përpasja mes Ibrahimoviçit dhe Lukakut në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë mes Interit dhe Milanit mori një vëmendje të gjerë mediatike. Të dy shkëmbyen fyerje të rënda kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa tashmë çështja është kthyer gjyqësore. Sulmuesi suedez akuzohet për racizëm, por kjo hipotezë bie poshtë nga avokati historik i Milanit, Leandro Kantamesa, djali i të cilit është duke përfaqësuar Ibrahimoviçin. Në një intervistë për “Radio Punto Nuovo”, Kantamesa shprehet:

“Ibrahimoviç ka ndërtuar një karakter, si një shaka, ai nuk është aspak arrogant. Akuza për racizëm kundër Ibras? Nuk ekziston. Është absurde, groteske, ta mendosh për dikë që ka jetuar në një lloj getoje.

Unë nuk e njoh Lukakun por Çiko Kapelini, studenti im dhe avokati i Interit, gjithmonë më ka thënë se ai është një person shumë inteligjent. Lukaku duhet t’i përgjigjet në mënyrë abstrakte frazave të caktuara dhe Ibrahimovic nuk e kuptoi. Ai tha gomar, fjalë për fjalë gomar, por në sport do të thotë skarco.

Hetimi? Nëse shikoni ngjarjen dhe jo jehonën që krijoi, nuk do të ishte asgjë. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyeshëm, me një ndryshim: Milani ka treguar se ata mund të bëjnë mirë pa Ibrahimovic, Inter nuk mund të bëjë pa Lukakun”, ka deklaruar Leandro Kantamesa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online