Sulmuesi i Sampdorias Greguar Defrel është bërë protagonist i një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme në rrugët e qytetit të Xhenoas.
Futbollisti francez iu largua postbllokut të policisë me automjetin e tij Mercedes Benz model C63 dhe në përpjekjeve për t’iu larguar policisë u përplas me një sërë makinash dhe tabelash rrugore.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, Defrelit iu pezullua patenta, ndërsa u gjobit dhe për mosrespektim të semaforit. Klubi i Sampdorias ka reaguar në lidhje me këtë incident, ku ka paralajmëruar se do të marrë masa disiplinore për lojtarin.