Tentohet Cuculi, Idrizi: Duro, hap gojën e kërko!

Administratori i Flamurtarit është gati t’i plotësojë kërkesat stafit teknik. Kanë nisur bisedimet për afrimin e Ardian Cuculit, një dëshirë e hershme

Elton Nika

Vendi i tretë në kampionat dhe një sezon i cilësuar deri tani mjaft i mirë për vlonjatët, bën që edhe kërkesat të rriten në kampin kuqezi. Drejtuesit kanë nisur të mendojnë për merkaton e janarit. Nuk pritet të ketë shumë ndryshime në skuadrën aktuale, me dy ose maksimalisht tre përforcime, synohet të përmirësohet edhe më tej organika, me qëllim rikthimin në kupat e Europës. Vetë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, konfirmoi se është i hapur për çdo kërkesë të trajnerit Shpëtim Duro. Ai ka  pranuar se do t’ia plotësojë dëshirat për përforcimin e skuadrës.

“Nëse trajneri Duro më kërkon përforcime, padyshim që do t’ia plotësoj çdo kërkesë që do të më vijë nga vetë ai. E kam thënë se kjo skuadër është nga më të mirat e këtyre viteve, një skuadër luftarake dhe që respekton fanellën, por nëse do të flasim për merkaton, padyshim që duhet pritur janari. Nëse trajneri Shpëtim Duro më kërkon afrime, jam gati. Patjetër që duam që skuadra të jetë më cilësore për gjysmën e dytë të sezonit. Nuk më takon mua të flas nga ana sportive sa i përket skuadrës, është trajneri që vendos për gjithçka, çfarë duhet apo jo në skuadër. Jam i predispozuar padyshim që t’ia plotësoj kërkesat, por më mirë tani të flasim dhe mendojmë për ndeshjet aktuale se për merkaton, sepse ka kohë përpara”, – u shpreh administratori Idrizi.

CUCULI – Mesfushori Muarem Muarem, aktualisht pjesë e skuadrës së Aktobes në Kazakistan, ishte emri i parë i përmendur vetëm pak kohë më parë si një nga përforcimet e mundshme të Flamurtarit për merkaton e janarit. Futbollisti që ka luajtur edhe 7 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë, pranoi se kishte pasur kontakte me vlonjatët, por vetëm kaq. Duhet pritur për të folur më shumë për këtë lojtar, nëse do të jetë ai afrimi i parë i Flamurtarit në merkaton e janarit. Por nuk është vetëm Muarem lojtari i piketuar në Vlorë. Burime pranë “Sport Ekspres” kanë zbuluar se një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar dhe trajnerit Duro mund të bashkohet me Flamurtarin. Bëhet fjalë për Adrian Cuculin, ish-futbollistin e Partizanit dhe aktualisht në radhët e skuadrës së Shkëndijës së Tetovës. Në fakt, emri i tij nuk përmendet për herë të parë në Vlorë, pasi edhe gjatë verës futbollisti u kërkua nga Flamurtari. Pengesë në atë kohë u bë kontrata që ai ka me skuadrën e Shkëndijës. Burime të gazetës kanë mësuar se klubi kuqezi ka pasur sërish kontakte me Cuculin, pasi dëshiron ta bëjë pjesë të Flamurtarit gjatë merkatos së janarit. Cuculi është një lojtar që njihet mjaft mirë nga trajneri Duro. Luan si mbrojtës i majtë, por edhe si qendërmbrojtës. Mbetet ëpr t’u parë, nëse ajo që nuk u krye gjatë verës, do të realizohet gjatë merkatos së dimrit për Cuculin. Do të ishte jë rikthim për të në kampionatin shqiptar, pas përvojës me Partizanin. Kontaktet mes lojtarit dhe klubit vlonjat kanë qenë intensive gjatë kësaj periudhe, por ende nu mund të flasim për një marrëveshje. Nëse Cuculi vjen te Flamurtari, do të cilësohej një goditje e madhe për vlonjatët dhe kampionatin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online