Tensioni me Mbapenë e bën të padëshiruar/ PSG-ja i ofron Nejmarin Mançester Sitit, Guardiola vendos veton

Dhoma e zhveshjes së PSG-së është e mbushur me yje të futbollit botëror, por ky fakt nuk e bën aspak të gëzueshme atmosferën. Marrëdhëniet nuk janë më të mirat e mundshme në Paris, ku së fundmi është folur për një tension mes Mbapesë dhe Nejmarit. Sulmuesi i Kombëtares së Francës ka marrë të drejta të plota për të përzgjedhur lojtarët në skuadër që pas rinovimit të kontratës dhe duket se partneri i tij i sulmit nuk është në planet e tij.

Nejmar shihet si i padëshiruar në radhët e PSG-së, prandaj klubi i njohur kryeqytetas mendoi për një mënyrë për ta larguar. “Marca” bën me dije se presidenti Al Kelaifi ia ofroi brazilianin sheikëve të Mançester Sitit, por përgjigja ishte  negative. Në fakt, ishte Guardiola ai që vendosi veton e tij në lidhje me këtë transferim. Për trajnerin spanjoll, ardhja e Nejmarit do të prishte harmoninë në dhomat e zhveshjes, aq më tepër pas blerjes së një sulmuesi si Halandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online