Lojtari i Kombëtares i jep fitoren ekipit ndaj Milanit, i udhëheq me shiritin e kapitenit në krye të renditjes

Ekipi Primavera i Fiorentinës ka mundur me rezultatin e ngushtë Milanin. Ndeshja u vendos në minutën e 49, atëherë kur Eljon Toçi shkundi rrjetën. Futbollisti i Kombëtares Shpresa ka shënuar golin e tij të parë për këtë sezon, që në fund ka pasur vlerën e tre pikëve.

Me shiritin e kapitenit në krahë, Toçi udhëheq Fiorentinën drejt vendit të parë në renditjen e kampionatit. Futbollisti shqiptar shihet si një nga talentet më të mëdha të akademisë vjollcë, teksa spikati sezonin e shkuar me golat e tij. Gjithashtu, 19-vjeçari zhvilloi sezonin përgatitor me ekipin e parë të Fiorentinës, çka tregon edhe besimin e madh që drejtuesit e klubit kanë te aftësitë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online