Tensioni mbylli ndeshjen Tirana-Kastrioti, presidenti i krutanëve përfundon në komisariat

Një situatë tensioni ka mbyllur takimin e sotëm mes Tiranës dhe Kastriotit. Gjithçka nisi në momentin kur bardheblutë shënuan golin e vetëm të ndeshjes me anë të Hoxhallarit. Por gjatë aksionit njëri prej lojtarëve krutanë ishte i shtrirë në fushë, duke bërë që gjithë pankina dhe drejtuesit e Kastriotit të mësynin brenda tapetit të gjelbër.

Përpos stjuartëve, është dashur edhe ndërhyrja e forave të rendit për të sjellë qetësinë e munguar. Mësohet se 6 persona janë shoqëruar në komisariat pas kësaj ngjarjeje, ndërsa sipas asaj që raporton “ABC Neës“, një prej tyre është edhe presidenti i klubit krutan, Alban Vogli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *