“Kemi diçka në ADN“, kampioni shqiptar i Europës në Muay-Thai: Jemi rraca më e fortë në botë

Ervis Bici është një nga të rrallët shqiptarë që ka bërë emër në sportin luftarak të Muay-Thai. Një disiplinë kjo që është në hapat e para në Shqipëri, e që “Shqiponja e zezë”, siç quhet ndryshe Bici, po jep kontributin dhe eksperiencën e tij për ta rritur në nivele të larta. Në një intervistë me Altin Sulçen në “Sport Magazine“ në “Ora Neës“, kampioni i Italisë dhe i Europës rrëfehet më tepër rreth rrugëtimit të tij në Muay-Thai.

“Unë gjithmonë e kam pëlqyer shqiponjën, sepse mua më pëlqen shumë antikiteti. Më pëlqen kultura ilire dhe unë gjithmonë e kam quajtur veten shqiponjë. Në një ndeshje që unë jam futur për tu ndeshur për kampion italie na dhanë fletën për të plotësuar nofkën. Pyes trajneri dhe më thotë: ‘Ti je shqiponjë e zezë‘.

Po ti shohësh shqiptarët janë shumë nevrik. Por kjo nuk do të thotë gjë negative, është gjë pozitive. Është energji. Nëse atë energji e shprehim në gjendjen e duhur, mund të bëjmë gjëra të mëdha në sport. Ne kemi diçka në ADN, mendoj që jemi rraca më e fortë në botë. Por për të qenë rraca më e fortë në botë duhet të kesh disiplinë. Duhet stërvitje dhe të kesh disiplinë për veten“, ka thënë ndër të tjera Ervis Bici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online