Mjafton një fjalë me shumë apo një ndërhyrje pak e ashpër që në stërvitet e ekipeve të ketë ndonjë përplasje në nerva e sipër. Kështu ka qenë gjithmonë, por tani mbulimi mediatik sidomos në kampionatet e rëndësishme është shumë i madh dhe gjithçka filmohet apo fotografohet.
Për këtë arsye, ka bërë bujë në Angli një sherr mes dy futbollistëve të Arsenalit, Lakazet e Bejerin. Mbrojtësi spanjoll ndërhyri paksa ashpër, sulmuesi francez u nervozuar dhe iu hakërrye dhe kaq u desh, doli lajmi që plasi sherri tek Arsenali.
Në fakt, trajneri Arsen Venger ishte i pranishëm dhe nuk ka marrë ndonjë masë, qoftë se ishte një ngjarje pa rëndësi, apo edhe sepse nuk është momenti për gjyqe, para ndeshjes kundër Atletikos.