Shifrat e çuditshme të Superiores

Shifrat e çuditshme të Kategorisë Superiore. Të gjithë e dinë renditjen por pakkush di detaje që të bëjnë të analizosh. Për shembull, skuadra që në një renditje të pjesëve të para do ishte në vend të parë është Flamurtari. Kuqezinjtë kanë fituar 45 pikë në pjesët e para ndërkohë që kanë 43 pikë në total. Mos menaxhimi i avantazhit mesa duket ka qenë problemi i tyre kryesor. Në antitezë, skuadra me më shumë përmbysje është Laçi. Nëse ndeshjet do kishin vetëm 45 minuta, ata do ishin në vendin e nëntë dhe do kishin rënë nga kategoria.

Forma e javëve të fundit – Në 6 ndeshjet e fundit skuadra me progresin më të madh është Teuta që gjendet në vendin e katërt në këto javë, ndërkohë që skuadra që ka bërë më mirë është Kukësi, që gjendet në vendin e parë, me 5 fitore dhe një barazim.

Mesatarja e golave – Në ndeshjet e Lushnjës shihet qartë që ka mesataren më të lartë të golave. 2.97 gola për çdo ndeshje të luajtur nga kjo skuadër. Ndeshjet me mesataren më të ulët të golave i takojnë Flamurtarit. 2.03 gola janë shënuar për çdo ndeshje ku ka luajtur kjo skuadër.

Tifozët – Skënderbeu,Flamurtari dhe Vllaznia zënë tre vendet e para për numrin e tifozëve. 2700 në Korçë, 2050 në Vlorë dhe 1700 në Shkodër, shifra të përafërta, sepse numri i biletave të shitura shumë rrallë bëhet publik, pa harruar që ka edhe ndeshje pa bileta. Nëse në Korçë dhe në Vlorë në raport me popullsinë dhe kapacitetin është normale, në Shkodër është keqardhje. As 11% e stadiumit nuk mbushet. Laçi ka numrin më të vogël të tifozëve, rreth 550 për ndeshje.

Vendimet disiplinore – Lojtari më i ndëshkuar i kampionatit është Ditmar Bici, me 9 të verdha dhe të kuqe. Flamutari ka rekordin e penalltive kundër, 12 në kampionat.  4 lojtarë të Flamurtarit kanë marrë më shumë se 10 kartonë të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online